Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Nga Çaka, te “The Boss” dhe Troqa, rruga që lidh tre vrasjet nga Elbasani në Vlorë

schedule09:24 - 22 Maj, 2021

schedule 09:24 - 22 Maj, 2021

Në muajt e fundit vrasjet mafioze në mes të ditës brenda qyteteve kanë tronditur Vlorën dhe Elbasanin.

Tre nga ekzekutimet, vrasja e Everest Çakës në Elbasan dhe Bledar Birçajt e Delion Troqes në Vlorë kanë një të përbashkët, shënjestrat kishin vetëm pak kohë që ishin kthyer nga Spanja.

Në 10 Maj u vra Bledar Birçaj në mes të ditës me kallashnikov. Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2011 për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë, por është liruar për mungesë provash dhe sapo ishte kthyer nga Spanja.



Në 11 Maj, pra një ditë më pas në Elbasan u ekzekutua Everest Çaka në sy të gruas, ndërsa çifti kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Edhe Delion Troqe që u vra mbrëmë në Vlorë kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer po nga Spanja.

Për të tre rastet, një nga pistat e hetimit është përfshirja e mundshme në aktivitete kriminale në këtë vend, arsye që mund të ketë sjellë larjen e hesapeve në Shqipëri./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!