Nga Brindizi në Vlorë me not/ Avokatja Eva Buzo shfaq problemet e para

schedule11:32 - 23 Qershor, 2023

schedule 11:32 - 23 Qershor, 2023

Pas më shumë se 24 orësh not, nga Brindizi drejt Vlorës, avokatja Eva Buzo ka nisur të shfaqë problemet e para gjatë sfidës së saj.

Gazetari Elton Nika tha për ABC News, tha se Buzo ka shfaqur probleme në të folur dhe kripë të tepërt, megjithatë avokatja shqiptare po vijon sfidën e saj dhe në asnjë moment nuk i është afruar varksë që po e ndjek në rrugëtimin e saj drejt Vlorës, për të kërkuar ndihmë.

Buzo vijon të notojë nën shoqërinë e ekipit, i cili monitoron edhe gjendjen e saj, por që asaj nuk i lejohet të prekë mjetin e shoqëruesve të saj.

Përmes videove shihet momenti kur ajo merr ushqim por pa e prekur mjetin lundrues.

Eva ka vijuar pa ndërprerje notin edhe gjatë orëve të natës dhe pritet që në orët e mbrëmjes të mbërrijë në brigjet e Vlorës./abcnews.al