Nga Bllako te Presidenti dhe ndryshimet në qeveri, çfarë deklaroi Rama pas mbledhjes së kryesisë

schedule19:26 - 30 Mars, 2022

schedule 19:26 - 30 Mars, 2022

Gazetarja Erneta Shevroja duke raportuar nga një lidhje e drejtpërdrejtë nga selia e PS për “Radarin Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka zbardhur deklaratën e kryeministrit Edi Rama pas mbledhjes së Kryesisë.

Shevroja tha se kryeministri Edi Rama ka mbajtur të njëjtin qëndrim edhe për Alqi Bllakon si për deputetët e tjerë socialistë për të cilët SPAK ka lëshuar -urdhër-arreste.

Sipas saj në deklaratën e tij Rama theksoi edhe njëherë se askush nuk është mbi ligjin dhe se Reforma në Drejtësi ka nisur të funksionojë.

Në interesim të mediave Rama u shpreh për zhvillimet të fundit politike sa i përket urdhër-arrestit nga SPAK për Alqi Bllakon, i cili dorëzoi sot mandatin në Kuvendit të Shqipërisë. Në qëndrimin e tij Rama i pyetur nëse mban përgjegjësi për elementë që dalin nga PS, ashtu si kundër dhe deklarimet e mëpërparshme, sipas Ramës përgjegjësia nuk mund të jetë kolektive, përgjegjësia është individuale. Rama tha se është edhe një fakt tjetër se Reforma në drejtësi po funksionon”, tha Shevroja në raportimin për Abc.

Sa i përket pyetjes nëse do të ketë bashkëpunim me ish-kryeministrin Sali Berisha për zgjedhjen e presidentit të ri, Rama ka refuzuar në mënyrë kategorike duke e kaluar me batutë se: nuk flet me të vdekurit por vetëm me të gjallët.

Lidhur me këtë nuk pati një përgjigje, por tha flasim me të gjallë jo me të vdekur kur u pyet për Sali Berishën. Megjithatë ndryshe nga një deklaratë të mëpërparshme të dhënë nga Balla ku tha se do flasim ne grupin parlamentar të PD, duke anashkaluar Sali Berishën, madje PS ka ngritur edhe një grup pune për presidentin e ri. Deri tani nuk mund të flasim me emra konkretë”, vijoi më tej Shevroja.

Lidhur me zërat se mund të ketë ndryshime në qeveri, Rama ka thënë se kjo nuk ka për të ndodhur për momentin, duke shtuar se fokusi i Kongresit do të jetë statuti i PS dhe riorganizimi.

Një përgjigje tjetër lidhej me ndryshimet në qeveri për të cilat është folur ditët e fundit, Rama i hodhi poshtë këto sinjale duke thënë se nuk ka arsye për të bërë ndryshime në qeveri, duke thënë se në Kongresin e 9 prillit nuk do të hidhen dhe kjo gjë nuk do të ndodhë”, deklaroi Shevroja gjatë raportimit në “Radari Informativ”.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!