Nga Besa e Pejës, te Porto: Talenti dardan bën kërcimin e madh në karrierë

schedule12:40 - 28 Gusht, 2021

schedule 12:40 - 28 Gusht, 2021

Gentrit Salihu lë Besën e Pejës dhe bën një kërcim të madh në karrierë, duke u transferuar te Porto në Portugali. 18-vjeçari është prezantuar së fundmi në klubin e ri.

Mesfushori do bëhet pjesë e Porto U19 dhe do tentojë më pas të rrisë dalëngadalë shkallët, për të provuar të debutojë me gjigantët e Portugalisë.

“Është e jashtëzakonshme të jem në klubin më të madh në Portugali. Mezi pres të zbres në fushë. Do bëj gjithçka për këtë klub dhe për të arritur ëndrrat e mia”, ishin disa nga fjalët e para të Salihut. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!