Tre persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës. Mësohet se ata akuzohen për vepra penale të ndryshme, si bastet sportive online në mënyrë të paligjshme, dhuna e ushtruar ndaj gruas dhe përplasja me motomjet të një këmbësori.
Ndërkohë, materialet i kaluan Prokurorisë.
Njoftimi i policisë:
Arrestohen 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve Kibernetike arrestuan shtetasin 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur në flagrancë, duke organizuar lotari të palejuara (baste sportive).
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë arrestuan shtetasen 21 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin 57 vjeç, banues në Tiranë. Si pasojë 57-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve./abcnews.al