Nga Ballshi, në Tiranë: Janku bën moviolën e Superiores

schedule23:56 - 4 Qershor, 2020

schedule 23:56 - 4 Qershor, 2020

Albano Janku është kthyer në emisionin “Pressing” në ABC News dhe si zakonisht ka dhënë mendimin e tij mbi rastet e diskutueshme që u hasën në javën e 27-t të Kategorisë Superiore. Si fillim ai foli për ato momente që kishte takimi Bylisi-Tirana.

“Penalltia e Tiranës, Miraka bën faull të pastër. Ka edhe një pretendim tjetër nga Tirana. Dora e mbrojtësit të Bylisit është në pozicion natyral dhe vendimi ishte i drejtë. Rasti kur Bylisi pretendon për penallti, në minutën e 40-të. Siç e shohim, Mucca ka larguar topin. Le të shikojmë devijimin e topit që shkon jashtë. E goditi Muça. Për mua arbitri Hamiti ka vepruar drejt”.

Te takimi i Partizanit, ka një penallti të padhënë dhe Janku e pranon: “Brown gjuan dhe Dita e ka dorën në pozicion jo natyral dhe këtu i është mohuar një penallti të kuqve. Le ta prekë këmbën topi, nuk ka rëndësi. Dora është mbi supin”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!