Nga Balaj e Halimi, te Siljanovksi e Cvetanovksi: Sa shumë emra për Superioren

schedule08:27 - 16 Qershor, 2021

schedule 08:27 - 16 Qershor, 2021

Nga porta, në mbrojtje, mesfushë dhe sulm. Klubet e Superiores kërkojnë lojtarë në ccdo pozicion. Emri më i bujshëm i lakuar sot është ai i Bekim Balajt. Sipas “Panorama Sport” Teuta e ka kontaktuar sulmuesin e kombëtares për ndeshjet e Champions League.

Shkodrani është lojtar i lirë pas largimit nga Sturm Graz. Sigurisht dëshira është që ta vijojë karrierën jashtë vendit. I njëjti burim raporton edhe për lëvizje të tjera që po tentohen në Superiore.

Kukësi po tenton të transferojë portierin Betim Halili dhe mbrojtësin e djathtë, Goran Siljanovski. “Gardiani” luan në Ukrainë me Olimpik Donetsk, ndërsa anësori është larguar nga Rabotnicki dhe është i lirë. Deri më tani nuk po gjendet gjuha e përbashkët për anën financiare.

Te Tirana, veç Redon Xhixhës që mbetet vetëm të zyrtarizohet, po mendojnë sërish për Matej Cvetanovksi. Sulmuesi anësor u tentua edhe vjet nga bardheblutë, por ai nënshkroi me Shkupin.

Te Laçi dhe Kastrioti po lakohen emra “ish”-ësh. Edison Ndreca thuhet se ka pasur kontakte me kurbinasit, kurse për mesfushorin Ersil Ymeri Kastrioti i ka dyert hapur. Mesfushori ka spikatur në të shkuarën me krutanët. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!