Nga bakshishet, te kontakti me gratë e klientëve, rrëfehen balerinat e klubeve të natës

schedule13:04 - 9 Shtator, 2020

schedule 13:04 - 9 Shtator, 2020

Stripizmi është një ndër profesionet që mbetet ende një “tabu” në vendin tonë.

Gazetarja Bora Shahini nga ABC e Mëngjesit ka intervistuar sot dy nga balerinat e klubeve të natës në Tiranë.

Si rrallëherë, vajzat kanë rrëfyer disa të fshehta nga prapaskenat, apo ofertat e ndryshme që i kanë ardhur.

“Ka nga ata që janë të shoqëruar me bashkëshortet ose me të dashurat, thjesht ke një kontakt me sy dhe vazhdo rrugën. Sepse normalisht ndihen në siklet se mos do t’i flasim ose mos do t’i japim të njohur, por ne nuk japim të njohur.

Këtu vijnë shumë vajza, shumë çifte, vajza që festojnë ditëlindjen apo që bëjnë bachelor party, apo vajza që vijnë me të dashurin dhe duan t’i bëjnë një surprizë për ditëlindje”, u shpreh njëra nga balerinat.

Ndërsa balerina tjetër është ndalur te opinion i njerëzve, që sipas saj është i gabuar.

“Çdo person që ka një opinion të gabuar për stripet, për ne që punojmë këtu është i ftuar që të vijë. Ne jemi një vend argëtimi si çdo klub tjetër, i vetmi ndryshim është se këtu ka balerina seksi që performojnë në një mënyrë shumë të bukur dhe që thjesht bëhet muhabet. Nuk ka asgjë të gabuar se ça mendojnë njerëzit, janë të ftuar të vijnë kur të hapemi”,tha ajo.

Më tej, balerinat kanë theksuar se paguhen mirë, madje marrin edhe bakshish.

“Paguhesh mirë normalisht se në momentin që t’i performon të lejnë bakshishe, që kështu ka shumë bakshishe, ka njerëz që e vlerësojnë mënyrën se si ti kërcen, se si ti performon”. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!