Nga arresti me burg në shtëpi/ Si ndryshoi masa ndaj Fatjon Murati. Dje policia e gjeti në banesë, çfarë ndodhi pas atentatit

schedule10:22 - 13 Mars, 2023

schedule 10:22 - 13 Mars, 2023

Fatjon Murati u verifikua ditën e djeshme nga forcat e policisë nëse ishte ishte apo jo në banesën e tij, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Pasi ka firmosur procedurat, pasditen e së dielës, ai ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë.

“Është verifikuar mbi faktin se Fatjon Murati ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Por burime të sigurta nga grupi hetimor konfirmuan se ditën e djeshme, një grup oficerësh policie, ashtu siç e parashikon dhe procedura, kanë shkuar në banesën e tij për të verifikuar nëse ka qenë apo jo në banesë. Pasi ka firmosur një procedurë të zakonshme për këdo person që është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në rrethana ende të pasqaruara për grupin hetimor, ai është verifikuar dhe gjatë orëve të mesditës, dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë”, raportoi gazetari i ABC News, Ermal Vija.

Murati është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, ku u vra banakierja Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare. Të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.

Fatjon Murati iu ndryshua masa e sigurisë nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie” në dhjetor të vitit të kaluar, dy muaj pas arrestimit. Ai u vu në pranga tetorin e kaluar pas zbulimit të një arsenali armësh në një apartament në zonën e Farkës, bashke me shtetasin Kristjan Gjini.

Por pas hetimeve, prokuroria e Tiranës zbuloi se në nje prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Muratajt dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e mbajtes pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim në armë mbajtje pa leje në banesë. Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masen e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!