Sipas “TyC Sports”, njëriu që udhëhoqi Argjentinën në Kupën e Botës në Katar do të rinovojë kontratën e tij me kombëtaren dhe do të qëndrojë në krye deri në verën e vitit 2026.
Scaloni ka pasur shumë sukses me Argjentinën që kur e mori në vitin 2019. Fillimisht fitoi Kupën e Amerikës në vitin 2021, më pas trofeun “Finalisima” kundër Italisë dhe në fund me trofeun më imponues nga të gjithë, Kupën e Botës 2022.
Ashtu siç pritej, vazhdimin e bashkëpunimit e panë si rrugë të njëanshme, me 44-vjeçarin që më në fund ra dakord për gjithçka me Federatën dhe ta “po-në” e lakmuar për një rinovim deri në vitin 2026.
Zyrtarizimi tashmë është planifikuar për në mars./ h.ll/abcnews.al