Nga Argjentina në Shqipëri…me biçikletë/ Çifti Ramos e Sisilia: Vendi juaj është një surprizë e këndshme

schedule14:34 - 28 Tetor, 2024

schedule 14:34 - 28 Tetor, 2024

Ramos e Sisilia janë dy turistë aventurierë që kanë mbërritur nga Argjentina në Shqipëri me biçikletë. Me të mbërritur në Europë, rrugëtimin e tyre drejt Shqipërisë e kanë përshkuar me biçikletë.

Sipas tyre, kjo është një mundësi për ta shijuar sa më shumë këtë udhëtim.

“Jam Sisilia nga Argjentina.  Ne udhëtojmë me biçikletë. Kemi mbërritur fillimisht në Fraiburg, në jug të Gjermanisë dhe prej andej kemi udhëtuar drejt Shqipërisë edhe mes disa vendeve të tjera. Është hera e parë këtu. Një surprizë e këndshme. Jemi duke qëndruar në një vend të këndshëm. Kisha dëgjuar pak më parë që është një vend ballkanik, pak për muzikën, por gjithçka është bukur”, u shpreh Sisilia.

Në Vlorë janë duke qëndruar për rreth një javë ndërsa kanë eksploruar edhe vende te tjera, por Vlora është ajo që u ka lënë më shumë mbresa.

“Nga Argjentina. Kemi udhëtuar në disa vende dhe mbërritëm këtu. Një vend fantastik. Ne kemi udhëtuar me biçikletë nga Gjermania drejt Austrisë, Kroaci, Mali i Zi, Bosnje dhe Shqipëri. Më vonë ndoshta shkojmë edhe në Greqi. Kemi udhëtuar vetëm me biçiklete. Është hera e parë në Shqipëri. Patjetër do rikthehemi. Më pëlqen shumë. Njerëzit janë miqësor. Kur udhëtojmë me biçikletë të gjithë të përshëndesin. Klima shumë e mirë, ushqimi gjithashtu”, ka treguar Ramos.

Në vendqëndrimin e kamperave gjen edhe nga kombësi të tjera që udhëtimin për në vendin tonë e kanë alternuar mes biçikletës dhe makinës.

/abcnews.al./

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!