Lajmi ishte në ajër prej ditësh, por tani janë të sigurt në Angli. Alexis Mac Allister do të veshë fanellën e Liverpool sezonin e ardhshëm. Marrëveshja mes palëve është gjetur dhe sipas asaj që raporton “The Mirror”, Brighton do të marrë 70 milionë paund për kartonin e tij.
Mac Allister ishte një nga protagonistët e fitores së Argjentinës në Kupën e Botës në fund të vitit 2022 dhe menjëherë pas suksesit në Katar, u ndez interesi i shumë klubeve, përfshirë Juventusin, por në fund Liverpooli ka mposhtur konkurrencën dhe do të përqafojë lojtarin në fund të sezonit./ h.ll/abcnews.al