“Nga 6 shkurti fillon konsultimi”/ Reforma zgjedhore, Alibeaj: Mbledhja e komisionit të mbahet fizikisht, opozita është më e interesuara që…

schedule13:18 - 30 Janar, 2024

schedule 13:18 - 30 Janar, 2024

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i cili është edhe bashkëkryetar i komisionit për reformën zgjedhore thotë se duke filluar nga 6 shkurti, do të fillojë faza e parë, ajo e konsultimit për këtë refrormë

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Alibeaj u shpreh se duhet që mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore të mbahet fizikisht.

Sipas tij, opozita është më e interesuara për një kod të ri zgjedhor.

“U miratua në mbledhjen e radhës, kalendari i punimeve deri në përfundimit të afatit të vendosur nga Kuvend. Faza e parë është e konsultimeve me parti politike, me partnerë ndëkombëtarë, shoqata. Do të fillojë prej datës 6 të muajit të ardhshëm. Do duhet të kishte filluar më parë. Nga data 6 shkurt e në vijim do të fillojë faza e parë e konsultimeve. Si përfaqësues të PD, kemi depozituar prej kohësh draft amendamentet për kodin zgjedhor, sipas pikëpamjes sonë. Vota e shqiptarëve do duhej të trajtohet. Unë e kam bërë të ditur që në tentativën e parë, unë i kam kërkuar zonjës Nikolla, si kryerate e Kuvendit, për të krijuar kushte edhe më minimale të funksionimit normal të komisionit, nuk ka kthyer përgjigje. Për këtë arsye, ishte shkaku kryesor që u detyruam të kalonim në mënyrën online. Unë i qëndroj kërkesës për ta zhvillaur në mënyrë fizike mbledhjen e komisionit të reformës zgjedhore. Është një lojë e drejtpërdrejtë e orkestruar nga mazhoranca, ajo është fituese kryersore e këtyre vepriemeve.

Përfaqësuesit e opozitës, duhet të jenë më të interesuarit që mbledhjet të zhvillohen fizikisht, është i vetmi komision ku jemi me forca të barabarta. Mazhoranca nuk ka asnjë lloj mundësi të kalojë projektligje pa dritën jeshile nga opozita. Kjo është vlera e vërtetë e komisionit e kërkuar nga PD në shkurt të 2022. Elementi i parë favorizues për opozitën është kjo. Është i vetmi komision ku ne mund të imponojmë zgjedhjet që jo vetëm opozitës i interesojnë, por mbi të gjitha, i interesojnë shqiptarëve.

Zgjidhjet që duhet të japim ne, duhet të rezonojmë me dëshirën e shqiptarëve. Ky komision, vjen si një detyrim nga rekomandimet e ODIHR, së dyti për shkak të vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, që i imponojnë Kuvendit për të nxjerrë një produkt. Përndryshe, zgjedhjet do të ishin të pavlefshme ose nuk do të kishim fare zgjedhje”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!