Nga 22-vjeçarja te Luljeta Bozo, kush do ta hapë Kuvendin e ri, mosha e mesatare e ligjvënësve

schedule16:28 - 7 Maj, 2021

schedule 16:28 - 7 Maj, 2021

Deputetja me moshën më të madhe në Kuvendin e ardhshëm që nis punimet në muajin Shtator, do të jetë socialistja Luljeta Bozo e cila do të ulet në karrigen e deputetes në moshën 79-vjeçare.

Ndërkohë që ekstremin tjetër, të moshës më të re e kryeson Andia Ulliri kandidatja demokrate 22-vjeçare që mori një mandat në qarkun e Durrësit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ditën e sotme moshën mesatare të kandidatëve për deputetë që kanë rezultuar fitues në bazë të rezultateve paraprake.

Moshën mesatare më të re e ka LSI me 45.5, ndërsa atë më të vjetër, PSD me 49.7. Pak më pak pas saj vjen PD me 49.5 dhe PS me 49.3.

Në kuvendin e ardhshëm 37.86 të deputetëve do të jenë të moshave nga 51-60 vjeç, ndërsa nën 35 vjeç numërohen vetëm 10. Grupmosha me numrin më të vogël të deputetëve është ajo mbi 70-vjeç./mv.abcnews.al