Transporti publik në vend do të rinisë nga 15 qershori. Lajmin e dhënë pak ditë më parë nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e ka konfirmuar sërish edhe kryeministri Edi Rama. Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rama tregon sesi do ta mbështesë qeveria këtë sektor, pas krizës së krijuar nga pandemia.
Sipas asaj që shkruhet, mbështetja do të bëhet nëpërmjet: njohjes si shpenzim të zbritshëm të 100% të konsumit të naftës, zerimit të taksave dhe po ashtu tarifave vendore deri më 31 dhjetor 2020.
Ndërsa, brenda 2020 do të kryhet reforma e plotë ligjore/fiskale e sektorit dhe në 1 janar 2021 do të nisë zbatimi i saj me biletën elektronike si hap i parë.
Po ashtu, kreu i qeverisë thekson se ndalohet kategorikisht rritja e çmimit të biletës për qytetarët.
Postimi i plotë:
TË HËNËN 15 QERSHOR RINIS SHËRBIMI I TRANSPORTIT URBAN DHE NDËRURBAN, SIPAS PROTOKOLLIT TË MIRATUAR TË SIGURISË SHËNDETËSORE?
QEVERIA DO TA MBËSHTESË KËTË SEKTOR PËRMES:
-NJOHJES SI SHPENZIM TË ZBRITSHËM TË 100% TË KONSUMIT TË NAFTËS
-ZERO TAKSA DHE PO ASHTU ZERO TARIFA VENDORE DERI NË 31 DHJETOR 2020?
? BRENDA 2020 DO TË KRYHET REFORMA E PLOTË LIGJORE/FISKALE E SEKTORIT DHE NË 1 JANAR 2021 DO TË NISË ZBATIMI I SAJ ME BILETËN ELEKTRONIKE SI HAP I PARË
⛔️ NDALOHET KATEGORIKISHT RRITJA E ÇMIMIT TË BILETËS PËR QYTETARËT? /abcnews.al/