Nga 100 eurot, te rekordi i Neymar: Historiku i transferimeve të bujshme

schedule13:20 - 25 Korrik, 2020

schedule 13:20 - 25 Korrik, 2020

Topa, veshje apo edhe ndonjë gjë tjetër. Dikur për të marrë lojtarë mund edhe të mos paguaje para, kurse deri para pandemisë së COVID-19 flitej për shifra të çmendura. Mendohet që kjo krizë të rikthejë shifra normale dhe më pranë vlerës reale të futbollistëve, por mbetet për t’u parë. Ku i dihet se çfarë po gatuhet te Newcastle, apo se çfarë po bluajnë në mendje sheikët e Manchester City dhe PSG.

Këta të fundit janë klubi që kanë paguar shifrën rekord për të transferuar një lojtar, ndërkohë që gjithçka ka nisur në vitin 1983, kur Aston Villa pagoi 100 sterlina për të blerë Willie Groves nga WBA. Do duheshin shumë vite që të paguheshin më shumë se 100 mijë sterlina për një futboll dhe në vitin 1961 e vendosi rekordin Inter, duke blerë për 152 mijë sterlina Luis Suarez nga Barcelona.

 

Johan Cruyff (Foto: Offside / L’Equipe)

Këta të fundit iu afruan 1 milionëshit, kur në vitin 1973, i morën Ajaxit një legjendë: Johan Cryuff. 922 mijë sterlina të paguara, ndërkohë që ky rekord u thye dy vite më pas nga transferimi i Giussepe Savoldi, nga Bologna te Napoli, për 1.2 milion sterlina. Dy rekordet e radhës i regjistroi Maradona.

Në vitin 1982 Barcelona e bleu nga Boca Juniors, për 3 milion sterlina, kurse dy vite më pas e shiti për 5 milion te Napoli. Shifrën 10 milion sterlina e preku Milan, kur bleu Jean Pierre Papin nga Marseille,në vitin 1992. Ronaldo, Fenomeni, iu afrua 20 milionëshit, kur Inter e bleu te Barcelona në vitin 1997 për 19.5 milion sterlina.

 

Një brazilian shënoi rekordin e radhës, Denilson. Një vit më pas ai u ble nga Betis për 21.5 milion sterlina nga Santos. Deri në vitin 2001 do kishte shpenzime marramendëse, me Bobo Vieri që kaloi nga Lazio tek Inter për 49 milion euro, Chrespo që u ble nga Lazio te Parma për 55.5 milion euro.

Real Madrid theu katër rekorde të njëpasnjëshme, fillimisht duke i marrë Barcelonës Luis Figon për 62 milion euro dhe më pas duke blerë Zinedine Zidane, për 77.5 milion euro nga Juventusi. Ai rekord i vitit 2001 u thye vetëm pas tetë vitesh, kur spanjollët blenë te Manceshter United, portugezin Cristiano Ronaldo. 94 milion euro të shpenzuara.

 

Në vitin 2013 Real Madrid mendoi ta thyente këtë rekord, duke transferuar Gareth Bale. Plot 100 milion euro të përfituara nga Tottenham. Paul Pogba më pas u bë lojtari që mbante rekordin, pasi Manchester United e riktheu në ekip për 105 milion euro. Buzëqeshi Juventusi.

Rekordi absolut mbahet nga Neymar, të cilin Barcelona u detyrua ta linte të lirë në vitin 201, pasi PSG vendosi të paguante klauzolën: 222 milion euro. Më pas janë paguar 180 milion euro për Mbappe, po nga francezët, ndërkohë që me shumë mundësi rekordi i brazilianit do duhet kohë të thyhet. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!