Youtube ka marrë një vendim të rëndësishëm, të gjithë ata që aktivizojnë softuerin për të ndaluar shfaqjen e reklamave ndërsa përdorin këtë platformë, pas datës 10 dhjetor mund ta shohin llogarinë e tyre të bllokuar përgjithmonë.
Duke filluar nga data 10 dhjetor, përdorimi i “adblock” – softuer-it që bllokon reklamat në internet – kur ndodhesh në You tube mund të shkaktojë bllokimin e përhershëm të llogarisë suaj. Alarmi vjen nga Shtetet e Bashkuara të AMerikës ku platforma, në pronësi të google, ka nisur të njoftojë përdoruesit e saj duke dërguar një përditësim të normave të shërbimit, ku thuhet ndër të tjera se You Tube mund të marrë një masë të tillë, nëse përdoruesi ç’aktivizon reklamat.
Termat e reja nënkuptojnë se YouTube mund t’i japë fund mundësisë për të hyrë apo të bllokojë llogarinë tuaj nëse konstaton se janë shmangur lajmërimet e llojit reklamues. Një frazë e prerë, të cilën shumë përdorues amerikanë e interpretojnë si fillimin e një beteje ndaj adblock.
Në çdo rast në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndryshojë pas 10 dhjetorit shumë blogje amerikane këshillojnë përdoruesit që të c’aktivizojnë adblock të paktën kur ndodhen në You Tube. /abcnews.al