Nezar Seiti pritet të dëshmojë sot në gjykatën e Katanias

schedule11:54 - 24 Prill, 2018

schedule 11:54 - 24 Prill, 2018

“Nezar Seiti nuk ka shprehur dëshirën për t’u penduar, ai mban të njëjtin qëndrim si në Shqipëri”. Kështu deklaroi sot për mediat Detar Hysi, avokati mbrojtës i të ashtuquajturit financieri i grupit kriminal të “Habilajve”.

Nezar Seitaj pritet të dëshmojë sot para gjykatës së Katanias, por siç deklaron avokati i tij në Shqipëri Hysi, klienti i tij nuk ka deklaruar deri në këto momente se do të bashkëpunojë me drejtësinë italiane.

Nezar Seiti u arrestua në 19 tetor të vitit të kaluar në fshatin Babicë të Vlorës në zbatim të një urdhër-arresti të Gjykatës së Katanias.

Ekstradimi i tij në 25 janar shkaktoi përplasje të forta institucionale si edhe politike mes qeverisë dhe opozitës. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!