Neymar vazhdon me tekat e tij, tërbon Tuchel me veprimin e fundit

schedule14:53 - 26 Shkurt, 2020

schedule 14:53 - 26 Shkurt, 2020

Mesa duket lufta e ftohtë mes Neymar dhe PSG po rikthehet sërish. Në merkaton e verës flitej shumë se braziliani do të largohej dhe u kthye në një çështje për klubin francez. Megjithatë, marrëdhënia jo e mirë mes palëve dukej se u rregullua me kalimin e kohës, por tashmë ajo është rikthyer sërish.

Gjithçka filloi në humbjen 2-1 kundër Dortmundit në Champions. Neymar kritikoi publikisht stafin e PSG-së pas ndeshjes duke ndezur gjakrat. Më pas ai u la jashtë listës për ndeshjen në Kupën e Francës, ku të besuarit e Tuchel fituan 6-1. Vetëm në muajin shkuar sulmuesi ka munguar në 4 ndeshje për shkak të dëmtimeve.

Si kundërpërgjigje për lënien jashte, Neymar vendosi të mos stërvitej duke acaruar dhe drejtuesit e klubit. “Është e vështirë të qëndrosh 4 ndeshje pa luajtur. Kjo nuk ishte zgjedhja ime, por vendosi klubi së bashku me mjekët. Unë dua të luaj dhe debatova për këtë. Ndihem mirë, por klubi ka frikë mos dëmtohem dhe në fund ai që vuan jam unë”, shpjegon Neymar se përse nuk u stërvit me ekipin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!