Neymar shumë pranë Barcelonës

schedule18:40 - 19 Qershor, 2019

schedule 18:40 - 19 Qershor, 2019

Nejmar duket fare pranë Barcelonës, pasi i kërkon Paris Sen Zhermenit që të largohet. Mediat katalanase janë të sigurta se braziliani dëshiron kthimin në krah të Mesit.

Mesa duket gjithçka është thënë hapur.

Rrugët e Neymar dhe të Paris SG do të ndahen këtë verë, të paktën kjo është dëshira e shprehur e yllit brazilian.

Në Katalonjë janë të bindur se kjo do të ndodhë shpejt, dhe se 27-vjeçari do të luajë për Barcelonën.

Gazeta “El Mundo Deportivo titullon me fjalët e supozuara të sulmuesit: “Dua të shkoj në shtëpinë time, prej nga ku nuk duhej të isha larguar”.

Gazeta “Sport”: Dhoma e zhveshjes e Barcelonës i thotë “PO” rikthimit të Neymar! Shumë lojtarë i kanë telefonuar brazilianit që të vijë këtë verë!

Neymar, pra, e ka kuptuar se bëri gabim kur ikur nga “Kamp Nou” në mënyrë demonstrative në 2017, duke e vënë në vështirësi të madhe klubin katalanas.

Paris SG shpenzoi plot 222 milionë euro për kartonin e tij, një rekord botëror i transferimeve që mbetet në fuqi edhe sot, ndërsa Barça u detyrua të merrte Kutinjon dhe Dembelenë.

Tashmë, besohet se nga Katalonja do të shkojnë në Paris pikërisht Kutinjo, apo ndoshta edhe Rakitiç, plus edhe 100 milionë euro për të plotësuar marrëveshjen.

Gjithsesi, gazeta “Marka” shkruan se presidenti i PSG-së, Naser Al Helaifi, nuk dëshiron të dorëzohet kaq lehtë, dhe e konsideron ende superyllin si pjesë të projektit të tij.

Al Helaifi ishte shprehur më parë se askush nuk e detyroi Neymar të vinte në Paris, dhe se dyert e klubit janë të hapura për këdo që nuk është I kënaqur, gjithnjë në këmbim të ofertës së duhur”.

Neymar po ndjen nostalgji për kohën tek Barcelona, ku fitoi Championsin, La Ligën dhe çdo trofe tjetër të mundshëm, në krah të yjeve të tillë si Lionel Messi apo Luis Suarez./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!