Neymar rikthehet në stërvitje, por ylli brazilian ka një bark për të hequr

schedule14:00 - 16 Shkurt, 2024

schedule 14:00 - 16 Shkurt, 2024

Ylli brazilian, Neymar Jr, është rikthyer në stërvitje për herë të parë pas një dëmtimi të rëndë dhe tifozët kanë vënë re se ai është shëndoshur si kurrë më parë.

32-vjeçari brazilian pësoi dëmtimin më të rëndë të mundshëm, pasi katër muaj më parë këputi ligamentet e kryqëzuara të përparme të gjurit.

Pas operimit, Neymar kreu terapi të dhimbshme, të cilat i ndante rregullisht në rrjetet sociale. Lotët nuk u përjashtuan gjatë seancave të terapisë, por Neymar u rikthye ditën e enjte duke bërë stërvitjen e parë te Al Hilal. Natyrshit, ai ka punuar veçmas dhe pa top, dhe është stërvitur lehtshëm në palestër.

Megjithatë, tifozët vunë re një peshtë të tepërt, e cila deri diku është e pritshme për dikë që ndal procesin stërvitor për një kohë të konsiderueshme dhe që nuk mund të lëvizë për një kohë.

Neymar u shfaq me një mbipeshë evidente dhe duket se nuk është dukur kurrë më i shëndoshë se kaq, por kjo nuk është një shenjë alarmi pasi me stërvitjen e duhur dhe dietën e duhur, gjithçka pritet t’i kthehet normalitetit.

Por gjithësesi, tifozët janë tallur me Neymar nëpër rrjetet sociale për shkak të mbipeshës së tij./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!