Në ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Paris Saint-Germain, të shtunën mbrëma u shfaq Lionel Messi, i cili vendosi të largohet nga kampionët e Francës dhe është në kërkim të fazës tjetër të karrierës së tij.
Pak orë më vonë, Neymar i ka dhënë lamtumirën argjentinasit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç prisnin të dy, ndërsa i uroi fat në fillimin e ri.
Postimi i Neymar:
“Vëllai nuk shkoi por provuam gjithçka. Ishte kënaqësi të ndaja edhe dy vite. Fat të mirë në fillimin tuaj të ri dhe jini të lumtur. Unë të dua”. /G.D abcnews.al/
View this post on Instagram

