Neymar optimist, tifozët e PSG ëndërrojnë me këtë deklaratë

schedule18:57 - 8 Janar, 2020

schedule 18:57 - 8 Janar, 2020

Neymar është optimist sa i takon një triumfi të mundshëm të PSG-së në UEFA Champions League. Ylli brazilian u transferua te PSG në verën e vitit 2017 për plot 222 milionë euro dhe është ende lojtari më i shtrenjtë në histori të futbollit.

Në një intervistë për Globo Esporte, Neymar pranoi se kampionët e Francës, kanë shanse ideale për t’i shkuar deri në fund kompeticionit më elitar për klube.

“Champions League? Po, besoj se mund ta fitojmë këtë sezon. Sa i përket skuadrës dhe grupit të lojtarëve që kemi, jemi më të fortë se vitet e shkuara. Sipas mendimit tim, mendoj se jemi shumë më të përgatitur këtë sezon. Kështu që, mendoj se kemi shanse reale për ta fituar këtë trofe”, përfundoi Neymar./abcnews.al