Neymar nuk do të largohet nga Paris Saint Germain

schedule19:12 - 6 Gusht, 2019

schedule 19:12 - 6 Gusht, 2019

 

Nejmar nuk pritet të largohet nga Paris Saint Germain merkaton e kësaj vere. Kutinjo është një hap larg huazimit tek Arsenal ndërkohë që Dybala vendos të qëndrojë tek Juventus.

Neymar pritet të qëndrojë tek Paris Saint Germain edhe sezonin e ardhshëm. Lojtari kërkon rikthim tek Barcelona por kjo nuk pranohet nga skuadra franceze që dëshiron ta sistemojë futbollistin diku tjetër. Bisedimet mes Paris Saint Germain dhe Man United dështuan.

Francezët i ofruan anglezëve huazim një vjeçar për 20 mln euro si edhe pagën e lojtarit duke e dërguar koston e këtij operacioni rreth 60 mln euro për vetëm një sezon. Skuadra tjetër që interesohet për futbollistin është Juventus por klubi Italian nuk preferohet nga braziliani.

Skuadra e Barcelonës do të humbasë në këtë merkato mesfushorin Brazilian Kutinjo. Lequipe ka zbuluar se katalanasit kanë pranuar ofertën e Arsenal për huazim një vjeçar, një propozim që është pritur mire edhe nga futbollisti në fjalë.

Kutinjo zhvilloi një sezon shumë të dobët me Barcelonën dhe nuk konsiderohej si titullar për trajnerin Ernesto Valverde. Për Kutinjon do të jetë një rikthim në Premier Leauge ku është aktivizuar me skuadrën e Liverpool.

Termat ekonomike nuk bëhen ende të ditura por futbollisti pritet të kalojë shumë shpejt në “Emirate Stadium”.

Sulmuesi i Juventusit Paulo Dybala do të luajë së paku edhe një sezon me bardhezinjtë. Kalimi i argjentinasit te Manchester United dështoi ndërkohë që vetëm Paris Saint Germain është ende në garë për mëngjarashin.

Kampionet e Francez mund të plotësojnë kërkesat financiare të futbollistit por Juventus nuk heq dorë pa u paguar klauzola e futbollistit. Gjithsesi Dybala nuk është i bindur për largimin nga Juve dhe pritet të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm.

Pas dështimit për të transferuar sulmuesin Lukaku, skuadra e Interit është përqendruar tek pista Edin Xheko. Roma kërkon plot 20 mln euro për sulmuesin boshnjak, shifër e konsideruar e lartë nga drejtuesit e skuadrës zi-kaltër që gjithsesi duhet të nxitojnë.

Skuadra e Monakos ka shfaqur interes për ballkanasin dhe janë të gatshëm të plotësojnë kërkesat e Romës./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!