Në një intervistë për RMC Sport, Neymar ka folur sërish për tifozët e PSG-së, me të cilët pati një krisje gjatë muajve të verës. Në fjalën e tij, ylli brazilian tha: “Jam shumë profesionist dhe do të jap maksimumin për PSG-në. Do të mundohem të jap më të mirën, të fitoj me PSG-në, të bëj mirë në Champions League. Ky është objektivi im.
Gjithashtu, e kuptoj si ndihen tifozët, por dhe ata duhet të më kuptojnë mua. Kur dikush nuk është i lumtur në punën e tij, mundohet të largohet dhe të gjejë një punë tjetër.
Të gjithë lojtarët këtu te PSG janë shumë të talentuar. Mbappe është një nga miqtë e mi më të mirë. Shpresoj të jetë një vit i mirë për lojtarë dhe për PSG-në, pasi tifozët e meritojnë”, përfundoi Neymar./abcnew.al