Paraditen e së martës që sapo lamë pas në mediat huaja dhe sidomos ato franceze qarkulluan lajme që lidhnin brazilianin Neymar, me një largim nga “gjigandët” e Ligue 1, Paris Saint-Germain, pas ikjes së Lionel Messi dhe Mbappe në prag largimi.
Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “L’Equipe”, të interesuar për transferimin e brazilianit, nuk kanë si të mos jenë klubet arabe, me skuadrën e Al-Hilal, që është gati t’i ofrojë “fantazistit” një kontratë prej 80 milionë eurosh në sezon.
Futbollisti nuk përjashton mundësinë e kalimit në ligën saudite, por preferon të luajë në një kampionat më konkurrues, teksa ka si objektivi fitimin e trofeut të Champions League, si dhe dëshiron të pjesë e Kombëtares së Brazilit, në Botërorin e vitit 2026. /i.m /abcnews.al