Neymar është gjithnjë e më pranë një rikthimi të skuadra e Barcelonës. Interesimin për brazilianin e konfirmon edhe zv/presidenti i skuadrës katalanase.
Lajmi më i bujshëm në këtë merkato verore është padyshim mundësia e rikthimit të Neymar tek skuadra e Barcelonës. Të gjitha mediat sportive në Spanjë raportojnë se futbollisti brazilian ka gjetur marrëveshjen me skuadrën katalanase. Për të përforcuar zërat për një nënshkrim me Barcelonën është prononcuar zv/presidenti i kampionëve në fuqi të Spanjës, Zhordi Kardoner. Sipas tij, Neymar ka kërkuar të rikthehet në Barcelonë edhe pse skuadra spanjolle nuk është e merakosur për të firmosur me 27-vjeçarin.
“Është e vërtetë që Neymar preferon të rikthehet te Barcelona. Por dua të theksoj se skuadra nuk është e merakosur për të nënshkruar me brazilianin. Ne nuk duhet të nxitohemi. Ne po diskutojmë mbi rikthimin e Neymar. Nuk pajtohem me shumë gjëra të cilat i bëri Neymar kur vendosi të largohej nga Camp Nou. Dua të hedh poshtë aludimet rreth një nënshkrimi me Neymar. Mua nuk më bën aspak përshtypje që Neymar dëshiron të rikthehet në skuadër. Kjo ka ndodhur edhe me futbollistë të tjerë si Fabregas apo pikë ku fillimisht u larguan e më pas u rikthyen sërish. Neymar është një ndër lojtarët më të mëdhenj, por u largua në rrethana aspak të pranueshme dhe kjo duhet të vlerësohet nga bordi drejtues”, përfundon fjalën e tij zv/presidenti i Barcelonës Zhordi Kardoner.
Neymar u largua nga Barcelona në vitin 2017 drejt Paris Saint Germain për shifrën rekord të 222 milionë eurove duke u shndërruar në futbollistin më të shtrenjtë në botë. Në dy vite në Paris, ylli brazilian nuk ka përmbushur pritshmëritë si dhe ka pësuar lëndime të njëpasnjëshme. E ardhmja e tij mbetet e paqartë edhe pse dëshira nuk mungon për t’u rikthyer në Camp Nou./ABC News Albania 24/7