Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Neymar: Kam gabuar shumë, ky momenti më i vështirë në karrierë

schedule12:08 - 24 Shtator, 2019

schedule 12:08 - 24 Shtator, 2019

Neymar është rikthyer të luajë dhe të shënojë. Braziliani i dhuroi 6 pikë PSG me golat e shënuar në dy sfidat e fundit kundër Strasbourg dhe Lyon, ndërkohë që humbi sfidën kundër Real Madrid në Champions për shkak të skualifikimit.

Ylli i ekipit të Tuchel ka folur për Mirror, duke u ndalur te dëmtimet dhe situata e vështirë që ka kaluar kohët e fundit. Lajmet e transferimit të mundshëm te Barcelona kanë ndikuar në prishjen e raportit të tij me tifozërinë, por Neymar ka një armë të fortë: lojën e bukur dhe golat e tij.

“Kam bërë disa gabime dhe jam i vetëdijshëm që nuk do ta kem të lehtë të rikthej besimin. Të gabosh është njerëzore dhe gabimet të lejojnë që të mësosh e të rritesh. Është shumë e rëndësishme kur një futbollist ndihet mirë dhe ndjen besim. Ndodhem në momentin më të vështirë të karrierës. Kam pësuar dy dëmtime të rënda në dy vitet e fundit dhe goli më mungonte shumë. Tani po punoj fort që të mos rikthehen më kohët e këqija”, përfundon sulmuesi i PSG. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!