Neymar flet me bindje: Topi i Artë është i Vinicius Jr

schedule07:43 - 5 Qershor, 2024

schedule 07:43 - 5 Qershor, 2024

Autor i një sezoni të shkëlqyer me Real Madrid, duke triumfuar në La Liga dhe Champions League, sulmuesi brazilian, Vinicius Jr (23 vjeç, 39 ndeshje dhe 24 gola në të gjitha garat këtë sezon), konsiderohet si një nga favoritët për Topin e Artë sezonin e ardhshëm. Lojtari “merenges” mund të llogarisë edhe mbështetjen e bashkatdhetarit të tij, Neymar, për këtë çmim prestigjioz individual.

“Sigurisht që Topi i Artë është i tij, shpresoj kështu”, tha ish-lojtari i PSG-së gjatë një eventi. “I dërgova një mesazh para finales kundër Dortmundit dhe një tjetër pas. Ai është i sigurt se do ta fitojë Topin e Artë, është i jashtëzakonshëm dhe me krenari mbart ngjyrat e vendit tonë kudo në botë.”

Ndryshe nga Vinicius Jr, Neymar nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Kupën e Amerikës 2024, të planifikuar për në qershor dhe korrik në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar në tetor.

“Ylli” i “Seleçaos” u dëmtua gjatë humbjes 2-0 kundër Uruguait, në Montevideo, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Ai u transportua me barelë mes lotësh dhe iu nënshtrua një operacioni në nëntor pasi kishte këputje të ligamentit të kryqëzuar dhe të meniskut në gjurin e majtë./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!