Neymar dëshmon në polici për publikimin e imazheve

schedule22:45 - 7 Qershor, 2019

schedule 22:45 - 7 Qershor, 2019

Futbollisti Brazilian Neymar ka dëshmuar në polici në lidhje me publikimin e disa imazheve të pautorizuara nga modelja Najila Trindade. Akuzat për përdhunim kanë ndikuar edhe tek kontratat sponsorizuese te futbollistit.

Momente delikate me stres dhe të vështira për brazilianin Neymar pas videove të fundit të bëra publike dhe që rëndojnë në reputacionin e tij, por edhe në përballjet me drejtësinë. Kështu, 27-vjeçarit iu desh të dëshmonte, për skandalin që ka shpërthyer së fundmi, teksa është akuzuar nga modelja Najila Trindade për përdhunim.

Futbollisti i PSG-së mësohet se ka lënë spitalin, pas dëmtimit në ndeshjen miqësore ndaj Katarit, teksa është nisur menjëherë drejt policisë, ku ka dëshmuar në lidhje me publikimin e disa imazheve të pautorizuar. Kjo gjë në Brazil konsiderohet një krim.

Neymar është marrë dy orë në pyetje, duke dëshmuar gjithçka. Sa i përket akuzave për përdhunim, kjo gjë mund t’i kushtojë shtrenjtë yllit brazilian, teksa mediat e huaja raportojnë se sponsorët që i garantojnë atij 40 milionë euro në vit kanë filluar të “firojnë”, duke projektuar edhe tërheqjen e publiciteteve, por edhe kontratave që kishin një pikë të lartë marketimi.

Një markë e njohur e kartës së krediti anuloi një fushatë reklamuese për shkak të këtij skandali, gjithashtu edhe kompania presigjioze “Nike” është i “shqetësuar” dhe do të ndjekë me kujdes këtë çështje, por nuk ka marrë asnjë vendim për momentin në lidhje me ecurinë e bashkëpunimit me Neymar, pavarësisht faktit se mes tij dhe kompanisë ka një kontratë bashkëpunimi që kërkon respektim nga palët./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!