Nexhipi: Na ka munguar vazhdimësia, dy fazat e fundit vendimtare për titullin

schedule23:56 - 4 Shkurt, 2021

schedule 23:56 - 4 Shkurt, 2021

Drejtori sportiv i Kukësit, Nderim Nexhipi është një nga të ftuarit e mbrëmjes së sotme në emisionin “Pressing” në ABC. Drejtuesi i klubit verilindor flet rreth garës për titull, situatës te Kukësi, teksa prek edhe disa tema të tjera, duke u ndalur edhe te përballja Vllaznia-Laçi.

Mendoj që po luhet një kampionat interesant. Të gjithë janë të befasuar nga ecuria e Vllaznisë, por është me meritë aty ku është, pasi ka qenë skuadra me më shumë vazhdimësi deri tani.

Titulli? Në asnjë moment nuk jemi dorëzuar. Ne luftojmë për kreun. Nuk kemi pasur vazhdimësi në këtë sezon, kemi pasur oshilacione. Kjo është gjëja më vendimtare për ne. Çdo gjë është e hapur, faza e tretë dhe e katërta janë vendimtare në Shqipëri.

Vllaznia-Laçi? Po fitoi Laçi në Shkodër, të gjithë ekipet që marrin rezultat pozitiv futen në garë. Ka shumë ndeshje. Vllaznia është e shkëputur, është e favorizuar në aspektin psikologjik.

Faza e tretë dhe e katërt është shumë vendimtare. Vjet në janar ishim shumë pikë përpara Tiranës, por e pamë se çfarë ndodhi. Vllaznia ka bërë ndeshje të mira deri tani, por kanë pasur edhe shumë fat në këtë ecuri. Fati është pjesë e futbollit. Te Vllaznia, çdo lojtari që është afruar nuk i është kërkuar titulli.

Në aspektin psikologjik nuk kanë qenë të ngarkuar. Brdaric? Shihet dora e tij, kjo falë ecurisë që ka skuadra. Vllaznia ka reaguar dy herë. Pas humbjes me ne, edhe pse ishte një ndeshje shumë e bukur të cilën e fituam 2-4.

Ndeshjen e radhës e luajtën në Kamzë përballë Kastriotit, një ndeshje e vështirë. Shënuan gol në minutën e parë, ky ishte reagimi i tyre. Nuk ishte e lehtë ndaj Kastriotit“, deklaron drejtuesi i klubit kuksian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!