Robin Gosens nuk luan që nga muaji tetor për shkak të një dëmtimi, por pavarësisht kësaj për të ka interesime nga skuadra të njohura europiane.
Sheikët e Newscastle po tentojnë transferimin e lojtarit të Atalantrës, sepse e shikojnë si pjesë të projektit për sezonin e ardhshëm.
Trjaneri Eddie Hoëe e shikon 27-vjeëarin si një lojtar të rëndësishëm për krahun e majtë të mbrojtjes së Newscastle dhe sipas asaj që raporton “Sky Sport Italia”, “laraskat” i kanë bërë një ofertë konkrete lojtarit, duke i ofruar gjithashtu edhe një kontratë 3.5-vjeëare.
“Shenjtorët” i kanë ofruar pagë vjetore gjermanit prej 3,5 milionë eurove, pagë që është tri herë më e lartë se sa fiton tek Atalanta. Ndërkohë për klubin italian po përgatitet një ofertë prej 30 milionë euro që ta lënë lojtarin të lirë të transferohet në St James Park. /f.a/abcnews.al