Sheikët e Newcastle United vazhdojnë me përforcimin e skuadrës edhe në ditën e fundit të merkatos. “Laraskat” kanë arritur të marrin shërbimet e Kieran Trippier, Bruno Guimaraes dhe Chris Wood deri më tani, ndërsa siç raportohet, skuadra angleze ka bërë edhe dy goditje të tjera.
Drejtuesit e Newscastle kana arritur marrëveshjen me mbrojtësi i majtë anglez të Aston Villës, Matt Targett do ti përforcojë bardhezinjtë, ndërkohë në orët e ardhshme pritet të kryejë edhe testet mjekësore para zyrtarizimit.
Goditja e dytë është ajo e sulmuesit të talentuar francez, Hugo Ekitike nga Stade Reims. Skuadra e njohura angleze ka rënë dakort që të paguajë 40 milionë euro te Reims për t’i marrë shërbimet e 19-vjeçarit. Ekitike këtë edicion ka shkëlqyer në Ligue 1, ku ka shënuar tetë gola e ka bërë katër asistime në 18 ndeshje.
Zyrtarizimi i dy lojtarëve nga Newcsatle pritet të bëhet gjatë orëve të ardhshme. /f.,a/abcnews.al