Newcastle i “prish punë” Realit, ka gati 50 milion euro për yllin e Licesterit

schedule12:44 - 14 Tetor, 2021

schedule 12:44 - 14 Tetor, 2021

Ardhja e familjes Mbretërore Saudite në udhëheqjen e Newcastle ka bërë që situate e klubit anglez të ndryshojë tërësisht. Tani ata janë të hapur për një sërë opsionesh për të përforcuar veten dhe abjektivi në mbrojtje është vendosur.

Sipas TodoFichajes, Wesley Fofana është kandidati numër një për të hedhur themelet e projektit të ri. Qendërmbrojtësi konsiderohet si një nga lojtarët në pozicionin e tij me më shumë të ardhme në kontinentin e vjetër dhe klube si Real Madridi e kanë në axhendën e tyre.

Nga Newcastle ata tashmë po përgatisin 50 milion euro për të bindur Licesterin që të mbyllë marrëveshjen. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!