Newcastle i “grabit” Barçës, talentin e mesfushës braziliane

schedule14:50 - 29 Nëntor, 2022

schedule 14:50 - 29 Nëntor, 2022

Pas muajsh të tërë vëzhgimi, skuadra e Barcelonës do të mbesë pa shërbimet e talentit të mesfushës braziliane, Andrey Santos. Sipas “The Northen Echo”, Newcastle është në negociata për të nënshkruar “yllin e ardhshëm” të kombëtares braziliane dhe do të përpiqet të mbyllë marrëveshjen brenda javës së ardhshme.

Andrey Santos kishte qenë në radarin e “blaugranave” për muaj të tërë. Pozicioni i tij si “stoper” përpara mbrojtjes e bën 18-vjeçarin, jashtëzakonisht “tërheqës” për shumë klube, në Evropë, por për shkak të sitautës së vështirë që Barça është duke kaluar, Newcastle përfitoi për të “peshkuar” ameriko-latinin.

Mesfushoru rinovoi për Vasco de Gama-n, deri në vitin 2027 dhe kishte një klauzolë prej 40 milionë eurosh. Klubi ishte i gatshëm të ulte çmimin nëse lojtari do të qëndronte në huazim për gjashtë muaj në Brazil, deri në qershor, diçka që Newcastle e pranon. Klubi anglez ka në skuadër edhe brazilianin Bruno Guimaraes, i cili ka të njëjtët agjentë si Andrey Santos, gjë që i ka lehtësuar shumë bisedimet. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!