Newcastle e konfirmon: Tonali është pezulluar për 10 muaj

schedule13:30 - 28 Tetor, 2023

schedule 13:30 - 28 Tetor, 2023

Skuadra e Newcastle ka konfirmuar se mesfushori Sandro Tonali është pezulluar për 10 muaj nga çdo aktivitet sportiv.

Gazetari i njohur sportiv, Fabrizio Romano shprehet se vendimi ka hyrë në fuqi të premten.

Tonali akuzohet për përfshirjen në bastet sportive.

“Newcastle konfirmon se Tonali është pezulluar nga futbolli për 10 muaj. Vendimi hyn në fuqi nga e premtja, 27 tetor 2023. Ai vjen pas akuzave të paligjshme të basteve nga Federata Italiane e Futbollit (FIGC). Sanksioni i FIGC përfshin një ndalim të përgjithshëm prej 18 muajsh, me 8 muaj të ndryshuar pasi lojtari merr pjesë në një plan terapeutik dhe program edukativ në Itali që përbëhet nga 16 angazhime”, shkruan Romano në Facebook.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!