VIDEO/ Raporti tronditës, 9 minutat nga jeta në vdekje e George Floyd

schedule15:34 - 1 Qershor, 2020

schedule 15:34 - 1 Qershor, 2020

Një raport tronditës që tregon minutat që çuan në vdekjen e 46-vjeçarit afro-amerikan George Floyd është përgatitur nga New York Times.

Policët erdhën në zonë pasi punonjësi e një biznesi zbuluan se Floyd kishte përdorur një kupon të falsifikuar për blerjen e disa paketave cigare.

Floyd kishte humbur punën disa javë më parë për shkak të koronavirusit.

Fillimishte në zonë vjen një patrullë policie dhe i kërkon atij të zbresë nga makina. Disa sekonda pasi Floyd refuzoi, një polic nxjerr pistoletën dhe e nxjerr nga makina me forcë duke i kërkuar që të futet në makinën e tyre, por burri thotë se është klaustrofobik.

Pak minuta më vonë, mbërrin një patrullë e dytë  e cila u përpoq ta fuste Floyd në makinë.

 

Disa policë të tjerë erdhën e shtrinë në tokë duke i vendosur gjurin në qafë, një veprim i ndaluar për shumë rajone policie në SHBA.

 

 

 

Thirrja e parë për ndihmë mjekësore ka ardhur pasi Floyd thuhet se kishte “gjakderdhje nga goja”.

Sipas NYT, e cila ka përpiluar të tre videot që kronikojnë atë që ndodhi atë ditë, Floyd tha 16 herë në pesë minuta, ” Unë nuk mund të marr frymë .”

Njëzet minuta pas arrestimit të tij, arrin një ambulancë për të marrë Floyd i cili kishte humbur  vetëdijen. 46-vjeçari u deklarua i vdekur në spitalin ku u transportua./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!