“New York Times” mbështet kandidaten demokrate Kamala Harris në zgjedhjet presidenciale, duke e cilësuar atë “zgjedhjen e vetme patriotike”.
Mirëpo në vend që të prezantonte arsyet se përse mbështet zëvëndespresidenten, revista prestigjioze rëndit argumentet se përse nuk duhet ti jepet një mandat të dytë kandidatit republikan, Donald Trump.
“Kjo e vërtetë e paqartë, dëshpëruese Donald Trump nuk është i përshtatshëm për të qenë president – duhet të jetë e mjaftueshme që çdo votues që kujdeset për shëndetin e vendit tonë dhe stabilitetin e demokracisë sonë, t’i mohojë atij rizgjedhjen,” shkruan bordi i NEË YORK TIMES, i përbërë nga 14 gazetarë të opinionit.
Bordi fokusohet në planet e Harris për ekonominë, kujdesin shëndetësor, politikën e jashtme dhe emigracionin si arsye për zgjedhjen e saj mbi Trump.
Dhe ndërsa bordi pranoi se disa nga planet e Harris nuk janë aq të detajuara sa do të dëshironin votuesit, ka më shumë “rreziqe të qarta” të një presidence të dytë të Trump, duke përmendur refuzimin e tij për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve të fundit, dhe premtimet e tij për të përdorur qeverinë për të sulmuar armiqtë e tij politikë.
Mbështetja e Harris nuk është befasuese, bordi editorial nuk ka mbështetur një republikan për president që nga viti 1956. Megjithatë mbetët ende e rëndësishme duke pasur parasysh ndikimin e gazetës.
Në korrik, 10 ditë përpara se presidenti Joe Biden të largohej nga gara dhe pasi bordi i bëri thirrje që ta bënte këtë, New York Times publikoi një editorial pesë-pjesësh, që përmbanin argumente kundër Trumpit.
/abcnews.al/