Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

New York, përplas disa çiklistë me kamion dhe qëllon me armë, dyshohet për viktima

schedule21:32 - 31 Tetor, 2017

schedule 21:32 - 31 Tetor, 2017

8 persona kanë humbur jetën në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara për shkak të një sulmi terrorist. Gjithashtu dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur. Lajmi është konfirmuar nga Kryebashkiaku I Nju Jorkut, Bill De Blasio. Ky I fundit tha se ndërhyrja e shpejtë e agjentëve ndaloi përkeqësimin e bilancit të sulmit. Fillimisht një kamion hyri në një korsi biçikletash dhe përplasi disa çiklistë e kalimtarë. Më pas kamioni është përplasur me një mjet tjetër. Drejtuesi I kamionit ka dalë nga mjeti dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Disa dëshmitarë tregojnë se autori I sulmit ka thërritur “Allahu Ekber” ndërsa po qëllonte në drejtim të disa kalimtarëve. Pas këtij zhvillimi, policia I është kundërpërgjigjur duke qëlluar në drejtim të autorit. Më pas eshte bërë i mundur dhe arrestimi i tij. Në bazë të informacioneve dhe personit të arrestuar, ngjarja është konsideruar me natyrë terroriste. Në një konferencë për shtyp për të sqaruar të gjithë dinamikën e ngjarjes, guvernatori I Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se autori ka vepruar I vetëm. Gjithashtu policia bëri me dije se sulmi konsiderohet I përfunduar. Autoritetet njoftuan se hetimet po vazhdojnë. Në hetime është përfshirë dhe FBI.

 



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!