’New York në kaos’, dërgohet ushtria për të shndërruar hotelet dhe stadiumet në spitale

schedule11:51 - 21 Mars, 2020

schedule 11:51 - 21 Mars, 2020

Donald Trump e ka shpallur New York-un një zonë të rrezikshmërisë së lartë, teksa numri i rasteve me koronavirus rritet dhe ai bëhet epiqendra e shpërthimit në Shtetet e Bashkuara.

Ushtria amerikane do të jetë gati për ndihmë dhe trupat amerikane ushtarake të inxhinierëve kanë thënë se planifikojnë të shndërrojnë hotele, zona sportive, konvikte dhe ndërtesa të tjera në dhoma spitali.

Kryebashkiaku i New York, Bill de Blasio, nxiti Trump të dërgojë ushtrinë dhe mbështetje logjistike për fuqizuar vendet e goditura ashpër si New York, Kaliforni dhe Seattle.

Deklarata e presidentit vjen pasi një spital në Bronks tha se nuk kishte mjaftueshëm pajisje oksigjeni.

Ditën e djeshme pacientët u panë teksa prisnin në rradhë shumë të gjata për tu testuar pranë spitalit Queens’ Elmhurst Hospital.

New York ka numrin më të madh të rasteve të konfirmuara me COVID-19, me 8403 të infektuar dhe  46 vdekje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!