Një zjarr shpërtheu të hënën në sistemin e ventilimit në “Trump Tower” në Nju Jork. Autoritetet konfirmuan se nga kjo ngjarje dy persona u plagosën, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë. Zjarri u verifikua në katet e larta të ndërtesës ku presidenti amerikan ka rezidencën e tij familjare dhe selinë qëndrore të kompanisë që tashmë drejtohet nga dy djemtë e Trump. Sipas një mesazhi në Tuitër nga Erik Trump, zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë e vogël në një qark në sistemin e ftohjes. Për shuarjen e flakëve janë përfshirë 26 njësi dhe 84 zjarrëfikës. Atyre u është dashur mbi 1 orë që të vënë nën kontroll zjarrin./abcnews.al
New York, flakët e zjarrit përfshijnë çatinë e “Trump Tower”
schedule21:59 - 8 Janar, 2018
schedule 21:59 - 8 Janar, 2018