1.6 milion euro për një pëllumb 2 vjeç. Është kjo shifra rekord e një ankandi në Belgjikë, ku një pëllumb udhëtar nga 200 euro ka arritur vlerën e pabesueshme, duke lënë pronarin dhe atë që e rriti në një gjendje shoku
Një pëllumb dy vjeç me emrin Nju Kim është shitur në ankand për shifrën rekord prej 1.6 milion eurosh.
Ofertat për pëllumbin, një yll i fluturimit të gjatë, kishin mbërritur deri në 1.32 milion euro javën e kaluar duke kaluar rekordin e mëparshëm prej 1.2 milion eurosh për një tjetër pëllumb belg, Armando.
Organizatorët u shprehën për Reuters, se kjo ishte një shifër e befasueshme pasi Nju Kim është dhe femër, dhe zakonisht janë pëllumbat meshkuj ata që kushtojnë më shumë. Nju Kim ka garuar vetëm në vitin 2018, duke marrë titullin si shpendi më i mirë i ri në Belgjikë.
Në pension të parakohshëm për garat, tashmë do i dedikohet vetëm riprodhimit.
Pëllumbat zakonisht mund të riprodhohen deri në 10 vjeç, dhe kjo shpjegon vlerën e madhe monetare. Fillimisht Nju Kim shitej 200 euro por në 90 minuta që nga fillimi i ankandit, një grup afrikano jugor ofroi 1.3 milion euro.
Pronari dhe ai që ka rritur pëllumbin u shpreh i shokuar, dhe sipas tij është entuziazmi i Kinës për fluturimet në distancë të gjatë që ka rritur çmimet në këtë mënyrë.
Ai theksoi se asnjë vend tjetër si Belgjika nuk ka një numër kaq të madh të apasionuarish për këtë disiplinë si Belgjika.
“Janë rreth 20 mijë në një vend shumë të vogël që garojnë mes tyre në një nivel të lartë, njësoj si Champions League”, përfundoi ai./abcnews.al