“New generation” tryezë diskutimi për arsimin profesional

schedule14:39 - 9 Shkurt, 2018

schedule 14:39 - 9 Shkurt, 2018

“New Generation” organizon tryezën e diskutimit për arsimin profesional në pesë vjetorin e kthimit në Qendër Multifunksionale. Administratori Tafaj nxjerr në pah nevojën për rregullimin e tregut privat në këtë fushë me qëllim rritjen e cilësisë.

Arritjet dhe sfidat e arsimit profesional u diskutuan mes ofruesve të tij, përfaqësueve të biznesit dhe qeverisë në tryezën e organizuar nga Qendra Multifunksionale “Neë Generation”.

Në pesë vjetorin e qendrës dhe nëntë vjet nga themelimi i saj si Kolegj Profesional, Administratori Ilir Tafaj theksoi kontributin në ekonomi.

 

Rritja e cilësisë në arsimin professional konsiderohet sfidë edhe nga përfaqësuesit e biznesit, ndonëse vlerësojnë qendra të tilla në kushtet kur thonë se tregu ka nevojë për profesionistë të kualifikuar.

 

Pajisja e individëve me aftësitë e duhura në tregun e punës u shpreh zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë po shihet me prioritet nga qeveria.

“Neë Generation” u akreditua si institucion bashkë me programet e studimit në vitin 2013 nga specialistë vendas dhe të huaj./abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!