Nevojat për infermierë/ Më të mëdha në Tiranë, Vlorë dhe Shkodër

schedule15:28 - 29 Gusht, 2024

schedule 15:28 - 29 Gusht, 2024

Qendrat shëndetësore dhe spitalet në vend kanë nevojë për infermierë,  mami, logoped e fizioterapistë dhe kjo sipas Drejtoreshës së Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor për një sërë arsyesh.  

“Nevojat janë të përhapura në të gjithë vendin, për shkak të daljes në pension,  për shkak të dorëheqjeve se kërkojnë të ndjekin karrierën në institucion privat, lënë ata degë për një tjetër”.

Për të plotësuar nevojat me punonjës të shëndetësisë në portalin infermierë për Shqipërinë  janë hapur aplikimet  të cilat do të zgjasin deri më 5 shtator.

“Sot është dita e tetë, 1200 aplikime deri më sot. Dosja 30% të pikëzimit dhe 70% i jepet testimit që zhvillohet nga QSHA sapo ne te kemi një liste pritje te përmbyllur me 5 shtator”>

Ata që duan të bëhen pjesë e sistemit publik janë kryesisht të  rinj të sapodiplomuar,  por dhe profesionistë të shëndetësisë me përvojë në spitale private.

Brenda vitit sipas drejtoreshës së operatorit të  të shërbimeve të kujdesit shëndetësor 60%  e atyre që aplikojnë punësohen.

“Vendet vakante që janë hapur pesë vitet e fundit kanë variuar nga 950  vende vakante në vit deri në 1200 vende vakante,  kështu që 50 60% e aplikantëve pozicionohen në një institucion  shëndetësor publik.

Tirana ka rajonin më të madh, një nga furnziuesit më të medhenj të sistemit shëndetësor me vende vakante,  por dhe rajoni I Shkodrës  dhe Vlorës  janë për një numër të madh vakancas të përvitshme”.

Për herë të parë këtë vit I gjithë procesi zhvillohet online.  Nga viti 2019 në qendrat shëndetësore  dhe spitalet në vend janë punësuAr rreth 5400 profesionistë të shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!