Eksperti për çështjet e punësimit, Erald Pashaj thotë se tregu i punës ka kërkesë për punonjës, por më së shumti për specialistë.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Pashaj u shpreh se bizneset duhet t’i trajnojnë të rinjtë hap pas hapi.
“Kërkesë për punonjës ka në të gjithë sektorët, por kërkesë akoma më të madhe ka për specialistë, për specialistë që dinë të bëjnë punën. Pagat në parim janë rritur 40%, mos dhe më shumë, ose është marrë e njëjta cilësi shërbimi, ose është marrë një cilësi më e dobët. Nëse punësojmë jo personin e duhur, kjo na kthehet në kosto. Më mirë një që di ta bëjë punën, sesa pesë që nuk dinë të bëjnë gjë. Ti do t’i marrësh dhe do t’i zhvillosh njerëzit. Dikush që ka interes, që ka dëshirë, do e zhvillosh dhe do e përgatisësh. Pasi t’i përgatitësh, do t’i mbash. Ta mbajmë e ta zhvillojmë. Ajo kosto është, por duhet ta shikojnë si kosto të vlefshme. Duhet punuar me njerëzit në mënyrë që t’i zhvillojmë.
Tregu kërkon gjithnjë e më shumë specialistë. Në këtë aspekt mendoj se kemi mungesë të madhe specialistësh dhe drejtuesish. Të gjitha industritë kërkojnë. Keni nevojë për specialistë që ta bëjnë punën më mirë. Ne duhet ta bëjmë vendin tonë duke punuar gjatë gjithë kohës”, theksoi ai./abcnews.al