Gary Neville është një nga kritikët e Manchester United, edhe pse ka mbrojtur ngjyrat e “Djajve të kuq” për shumë vite. Neville shigjeton pronarët, teksa thekson se ata e morën Ronaldon vetëm për t’u mbyllur gojën tifozëve dhe se nuk mund ta linin të shkonte te City.
“The Glazers kanë bërë atë që bëjnë normalisht kur vihen nën presion. Ata bëjnë 2-3 afrime dhe kjo zakonisht ua mbyll gojën njerëzve. Ata nuk mund ta linin Ronaldon të shkonte te Manchester City.
U ka ndodhur edhe në të shkuarën, me Aleksis Sanchez, i cili ishte drejt City dhe ata ndërhynë. Ata këtë herë duhet të ndërhynin, donin ose jo. Asnjë tifoz i United nuk mund të ankohet me tre lojtarët e afruar këtë verë”, shprehet Neville për Sky Sports UK.
A e bën Ronaldo favorit për titullin Manchesterin? Neville është i qartë: “Unë e kam bërë parashikimin tim: Manchester City, Chelsea dhe Manchester United. Nuk do ta ndryshoj atë që kamë thënë.
Nuk mendoj se Ronaldo i bën ata një ekip më të mirë se Chelsea që vjet fitoi Champions League, apo Manchester City që vjet grumbulloi 20 pikë më shumë”. /abcnews.al