Prej kohësh tashmë, “Djajtë e Kuq”, të Manchester United e kanë humbur atë “shkëlqimin” e dikurshëm, teksa që prej fitimit të trofeut të Europa League, në vitin 2017, nuk kanë mundur dot të fitojnë një trofe madhor, qoftë Premier League, FA Cup apo UEFA Champions League.
Për gjendjen kritike ku “djajtë” ndodhen një koment të shkurtër e ka bërë edhe “legjenda” e këtij klubit, Gary Neville, i cili është shprehur se “gjigantët” e futbollit anglez janë kthyer në një “varrezë futbollistësh”.
“Kur vjen një trajner i ri te Manchester United, ne fillojmë të mendojmë se ka ndonjë problem me të në një moment. Kur mendojmë për lojtarët që i kemi blerë për 50, 60 ose 70 milionë, kuptojmë që e kemi kthyer klubin në varrezë për ta.
Ka një kulturë toksiciteti dhe negativiteti rreth klubit që nuk largohet. Erik Ten Hag është një trajner fantastik, ne nuk mund ta vëmë në dyshim këtë. José Mourinho është një trajner i madh, nuk mund ta mohojmë as këtë. Pse nuk ia dalin në këtë klub? Kjo është pyetja”,- ka shtuar ish-anësori i “Djajve të Kuq”. /i.m /abcnews.al