Nevada, parlamenti i parë ku deputetet femra janë në mazhorancë

schedule20:06 - 20 Dhjetor, 2018

schedule 20:06 - 20 Dhjetor, 2018

Në Nevada është shënuar një rekord pozitiv për sa i përket politikës. Në fakt Nevada bëhet shteti i parë amerikan ku deputetet femra kanë mazhorancën në dy dhomat e parlamentit të vendit.

Në një vit të shënuar nga #Metoo dhe kandidatet e shumta femra në zgjedhjet e mes mandatit, Nevada bëhet i pari shtet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mazhorancë deputetesh femra në parlamentin e vendit. Fitorja e demokrateve Roshel Ngujejn dhe Beatris Duran dhe dy mandate të distriktit të Las Vegas, të mbetura pa emër, i ka dhënë grave 51 për qind të 63 vendeve në parlament.

Asnjë shtet amerikan më parë nuk kishte pasur një përbërje të tillë ku deputetet femra përfaqësojnë mazhorancën ose të paktën 50 për qind të deputetëve. Në zgjedhjet e mes mandatit ky është rekordi i rradhës i arrritur./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!