Lazio arriti të mposhtë Juventusin 2-1 në finalen e Superkupës së Italisë, duke i marrë trofeun “Zonjës së Vjetër”. Padyshim, dy nga protagonistët e fitores ishin portieri ynë kuqezi, Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Luiz Felipe. Të dy futbollistët në të kaluarën e tyre, kanë veshur së bashku fanellën e Salernitana në kategoritë e ulëta italiane, edhe pse për një periudhë të shkurtër.
Luiz Felipe ndaloi në mënyrë të shkëlqyer Cristiano Ronaldon, ndërsa Strakosha bëri shumë pritje vendimtare. Edhe notat e marra nga dy futbollistët e Lazios e tregojnë këtë gjë.
STRAKOSHA 7: Ronaldo gjuan nga jashtë dhe Strakosha pret në mënyrë të shkëlqyer, por për fat të keq, Dybala është i gatshëm dhe shënon. I sigurt me këmbë dhe daljet jashtë zone, nëntëdhjetë minuta shumë të mira për portierin shqiptar.
LUIZ FELIPE 7: 22 vjeç, por nuk ka frikë nga asgjë. Një markim i shkëlqyer ndaj Ronaldos dhe në mbrojtjen me 3 të Inzaghit, duket shumë solid dhe i fortë./abcnews.al