Kohë lamtumirash në kombëtaren e Gjermanisë, teksa pas Toni Kroos, Thomas Muller e Ilkay Gundogan edhe Manuel Neuer ka vendosur të ndahet me “Pancerat”.
Një nga portierët më të mirë në histori dhe pa asnjë dyshim një nga kolonat më të rëndësishme të përfaqësues gjermane, ai ka zyrtarizuar vendimin e tij me foto dhe një video lamtumire të publikuar në rrjetet sociale.
“Kjo ditë do të vinte. Sot, karriera ime me skuadrën përfaqësuese të Gjermanisë ka përfunduar. Të gjithjë që më njohin e dinë mirë se nuk ishte një vendim i lehtë për mua. Kur kthej kokën pas them se jam shumë krenar që zbrita në fushë dhe e ndava atë me shokët e ekipit. Dua t’i falenderoj të gjithë, ndërsa në mënyrë speciale të gjithë tifozët që më kanë mbështetur”,- u shpreh Neuer.
Kështu, Mannuel Neuer tërhiqet nga kombëtarja gjermane në moshën 38 vjeçare, teksa kujtojmë se portieri debutoi me përfaqësuesen në vitin 2009 në një miqësore kundër Emirateve Arabe.
Vetëm një vit më pas në Botërorin 2010 ai u bë portieri i parë i Gjermanisë, me të cilën katër vite më pas fitoi Kupën e Botës në Brazil.
Ky ishte kulmi i arritur nga Manuel Neuer në 124 ndeshje me “Pancerat”, ndërsa për shtatë vite me radhë mbajti edhe shiritin e kapitenit.
Po ashtu, 38 vjeçari largohet nga kombëtarja gjermane me shumë rekorde, mbi të gjithë si portieri me më shumë pjesmarrje në historinë e Kampionateve Evropianë, duke kaluar një tjetër legjendë si Gianluigi Buffon.
Pavarësisht tërheqjes nga kombëtarja, Manuel Neuer do të vazhdojë të luajë për Bayern Munich, të paktën deri në fund të kontratës që skadon në qershor të vitit 2025. /i.m /abcnews.al